Analisti, Imer Mushkolaj, ka komentuar zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rezultatin e zgjedhjeve.
Duke folur në emisionin Debat Plus, Mushkolaj tha se lidershipi i LDK-së dhe krahu i Lumir Abdixhikut ishin të rreshtuar pas Vjosa Osmanit gjatë procesit zgjedhor.
“Angazhimi i LDK-së së Lumir Abdixhikut ka qenë ekskluzivisht për Vjosa Osmanin. D.m.th. diçka që e kemi parë, krejt LDK-ja ka qenë, lidershipi i LDK-së dhe krahu i Abdixhikut ka qenë i rreshtuar pas Vjosa Osmanit. Ndoshta rikthimi i Vjosa Osmani ka bërë që pjesa tjetër mos të angazhohet sa duhet. Nuk është se është mirëpritur Osmani në LDK qysh është përpjekur ta na e shiste Abdixhiku”, ka thënë Mushkolaj.
Deklarata e Mushkolajt vjen kur LDK-ja po përballet me një proces të brendshëm pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare dhe mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm, ku delegatët po vendosin për të ardhmen e kryetarit Lumir Abdixhiku.






