Sot ka qenë afati i fundit i skadimit të paraburgimit për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin që po gjykohen në Hagë.
Avokati i akredituar i Gjykatës Speciale, Skender Musa sqaron se zakonshëm nuk mund të ndryshohet aktvendimi për t’ë caktuar një afat më të shkurt, me qëllim që të mos zbulohet vendimi final.
“Nuk mund të paragjykohet cili do jetë vendimi nëse vazhdohet paraburgimi. Kjo ndodh në secilën gjykatë të rregullt. Pavarësisht që vazhdohet masa e paraburgimit, nëse ata lirohen nesër me aktgjykim, masa e paraburgimit ndërpritet menjëherë”, tha Skender Musa për Radio Dukagjinin.






