3.3 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Muriqi: Zëvendësimet e ndryshuan lojën, luftuam për Kosovën deri në fund

- Advertisement -

Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se në ndeshjen e sotme me Islandën, kanë bërë një lojë të bukur.

Në Klan Kosova, ai ka pohuar se kanë treguar një shpirt luftarak, siç njihen çdo herë.

“Besoj se kemi bërë një lojë të bukur sidomos në pjesën e dytë, sepse në pjesën e parë e patën avantazhin e golit, por shpejt na barazuan, pak na rrezikuan në pjesën e parë”.

“Por në pjesën e dytë u kthyem aty ku kemi qenë gjithmonë, siç njihet Kosova një shpirt luftarak që luftoi brenda fushës për çdo top, dhe arritëm këtë t’ua tregojmë të gjithë njerëzve që e panë ndeshjen. Jemi të lumtur kemi marrë avantazhin për lojën e dytë shpresojmë të mbrojmë avantazhin”, ka thënë Muriqi.

Muriqi ka theksuar se zëvendësimet e lojëtarëve që bënë për Kosovën në pjesën e dytë të lojës ndikuan në aspektin pozitiv për lojën e Dardanëve.

“E diskutuam goxha pjesën e parë 15 minuta erdhi edhe trajneri, siç e patë edhe ju i bëri dy zëvendësime e ndërroi edhe taktikën, gjë që pasqyroi në anën pozitive për neve, siç thash kemi vuajtur në pjesën e parëm e në pjesën e dytë e morëm avantazhin”, tha Muriqi. /Klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit