Vedat Muriqi ka qenë vendimtar në fitoren e Mallorcas përballë Valencias të enjten mbrëma.
Mallorca fitoi me golin e sulmuesit shtatlartë të Kosovës 1:0. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 36-të.
Muriqi, i cili e realizoi golin e 14-të të edicionit në La Ligan spanjolle, nuk gaboi nga afërsia pas gjuajtjes me kokë, ndërsa e kompletoi këtë ballafaqim.
Ai ka edhe tri asistime në 33 paraqitje në La Liga.
Me këtë fitore, Mallorca siguron qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll edhe për një edicion tjetër.
Në vendin e 11-të tani ka 47 pikë.
Valencia rrezikon rënien. Ka 40 pikë në pozitën e 13-të, vetëm dy më shumë se Real Valladolidi që zë pozitën e 18-të.
Deri në fund të kampionatit në Spanjë kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.