28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Muriqi pas kualifikimit në finale: Një hap larg ëndrrës

- Advertisement -

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se janë vetëm një hap larg së realizuar ëndrrën, pra ta fitojnë trofeun e parë te Mallorca.

Mallorca bëri befasinë të mërkurën mbrëma, duke eliminuar Real Sociedadin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit pas ekzekutimit të penalltive (4:5).

Edhe pse hyri si zëvendësues, Muriqi shënoi golin e parë nga penalltia pasi Oyarzabal dështoi te Real Sociedadi, duke ia shtuar besimin bashkëlojtarëve, që ishin të pagabueshëm.

Muriqi së fundmi ka reaguar në rrjetin social “Twitter”, duke thënë se tani janë vetëm një larg për ta realizuar ëndrrën dhe beson se me ndihmën e tifozëve do t’ia dalin.

Nuk mendojmë ose frikësohemi që do të dështojmë, mendojmë vetëm për historinë. Hapi i fundit për ta bërë ëndrrën realitet. Do ta arrijmë së bashku me juve”, shkroi ai.

Mallorca në finale do ta pret fituesin e gjysmëfinales Athletic Bilbao – Aletico Madrid, ku vendasit janë në epërsi nga ndeshja e parë me rezultat 1:0.

Përndryshe, kjo është finalja e parë për Mallorcan në më shumë se 20 vite dhe tani synojnë të hynë në histori.

Kujtojmë, duke arritur në finale – Mallorca gjithashtu ka siguruar “biletën” për në Superkupën e Spanjës për edicionin 2024/25, që më shumë gjasë do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit