13.6 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Muriqi ia bën sefte për sezonin 2023-24, shënon golin e fitores për Mallorcën

- Advertisement -

Mallorca ka arritur ta marrë fitoren e parë në sezonin e ri të La Ligës, duke mposhtur Celta Vigon në udhëtim, me golin e vetëm të shënuar nga Vedat Muriqi.

Në përgjithësi ishte ndeshje monotone, si pothuajse çdo ndeshje e Mallorcës. 90 minuta u karakterizuan me raste të pakta shënimi dhe me dominim në posedimin e topit nga skuadra vendase.

45 minutat e para u mbyllën pa asnjë gol të shënuar.

Vendasit e gjetën golin në minutën e 70-të me anë të Jonathan Bamba, por ishte dhoma VAR që anuloi golin dhe rezultati mbeti ashtu siç ishte nga minuta e parë.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 86-të, kur Samu harkoi në zonë, ku e gjeti Dani Rodriguez që goditi lehtësisht dhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi e devijoi për të shënuar për 1:0.

Kështu u mbyll takimi, me Mallorcën që i merr tre pikët e para në këtë sezon, ndërsa për Muriqin ky ishte goli i parë, pasi paraprakisht kishte humbur dy penallti në ndeshjet e mëparshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit