18.1 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Muriqi i kthehet Mallorcas, flet pas rikthimit nga lëndimi

- Advertisement -

Vedat Muriqi është rikthyer te Mallorca, pas një periudhe të shkurtër mungese.

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës, mungoi për Mallorcan në t ri ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit.

Megjithatë, sulmuesi dardan do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Gironas.

Muriqi ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke thënë se ka qenë e vështirë të jetë jashtë fushës për më shumë se një muaj.

“Ka shkuar mirë rikuperimi. Kur të jesh i lënduar, puna gjatë rikuperimit është më specifike. Kam kaluar një kohë të vështirë jashtë fushës. Kemi edhe pesë ndeshje të mbetura dhe do të luajmë për gjithçka, duke nisur nga Girona dhe në ndeshjet tjera”, ka thënë Vedat Muriqi për faqen zyrtare të klubit të Mallorcas.

Muriqi mungoi ndaj Real Sociedadit, Leganesit dhe Barcelonës.

Sulmuesi i Kosovës ka deri më tash shtatë gola e dy asistime në La Liga.

Të ngjashme

Të fundit