28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Muriqi: Haalandi nuk do ta ketë të lehtë ndaj Rrahmanit

- Advertisement -

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se i dinë dobësitë e Norvegjisë dhe se janë të gatshëm t’i përballojnë këtë ndeshje.

Muriqi ka thënë se ylli norvegjez Haaland nuk do ta ketë të lehtë ndaj Amir Rrahmanit.

Vedat Muriqi: “Si zakonisht e kemi filluar kampin me intensitet të lartë të stërvitjeve siç e dëshiron trajneri. Sot e patëm anën taktike dhe tani i dimë dobësitë e Norvegjisë dhe jemi të gatshëm ta përballojmë këtë sfidë. Ata kanë lojtarë superyje botërore, por nëse bazohemi te Haaland edhe ne kemi kapitenin tonë që e ka fituar Serinë A, ka luajtur në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk besoj se Haaland do ta ketë të lehtë kundër nesh dhe sidomos Amirit. Futbolli nuk është vetëm me lojtar individ, por individët mund të jenë çelësi i fitores, por në këtë aspekt mendoj se Norvegjia përveç individëve nëse dëshiron të na mposhtë duhet të jetë kompakte. Mendoj se ne jemi më të fortë kolektivisht, derisa në aspektin individual duhet të jemi të sinqertë sepse nuk mund të krahasohemi. Besoj që në stadium do të jetë një numër i madh i kosovarëve që jetojnë në Norvegji. Atje është edhe familja e Valon Berishës dhe të gjithë janë të mirëseardhur. Edhe pse është vetëm miqësore ne shkojmë për fitore”, ka deklaruar Muriqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit