Kosova e nisi mbarë me fitore epokën nën Franco Fodën, duke mposhtur të premten Armeninë me rezultat 1-0, në kuadër të një miqësore.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Milot Rashica në minutën e 25′.
Në lidhje me këtë ka folur sulmuesi Vedat Muriqi, i cili theksoi se kjo fitore do e rrit vetëbesimin e lojtarëve në prag të ndeshjes me Hungarinë.
“E filluam me fitore ciklin e miqësoreve për këtë vit. Siç kemi folur në zhveshtore, e rëndësishme ishte fitorja. U kanë të mbyllej ndeshja më herët, patëm raste, do të mësojmë prej gabimeve, që të mos na përsëriten”, u shpreh Muriqi.
“Të vazhdojmë nga ndeshja tjetër me Hungarinë që të jemi akoma më komod dhe të fuqishëm, edhe pse miqësore fitorja është fitore, është ma mirë të fitosh edhe në miqësore, rrit motivimin e lojtarëve rrit vetëbesimin e lojtarëve, në prag të ndeshjes me Hungarinë ka qenë e rëndësishme ta nisim me fitore”.