Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur përpara ndeshjes miqësore kundër Armenisë, për të cilën tha se janë përgatitur shumë mirë edhe fizikisht edhe mentalisht.
Muriqi tha se edhe pse ndeshja e nesërme është vetëm miqësore, Kosova duhet ta fitojë këtë ndeshje sepse sipas tij, kombëtarja duhet të adaptohet dhe mësohet me fitore.
“Për mua, besoj se jemi favorit ne sepse besoj që edhe lojtarët edhe individualisht edhe fizikisht e kemi demonstruar se jemi më të mirë. Siç e kemi analizuar dhe e kemi parë Armeninë, jemi më të fuqishëm, por është futboll, nuk i dihet. Ne do të dalim me maksimumin tonë”, tha Muriqi.
Ndërsa, trajneri Franco Foda tha se në fushë, kombëtarja e Kosovës do të zbres me mentalitet shumë agresiv, ku sipas tij edhe do të sulmojë shpejt por edhe do të mbrohet shpejt.