Kombëtarja e Kosovës në futboll është kompletuar në prag të miqësores me Norvegjisë.
Të dielën, “Dardanëve” i është bashkuar edhe portieri Arijanet Muriq, i cili ka munguar në ditët e para të grumbullimit për shkak të gjendjes shëndetësore.
Muriq ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, ndërsa me intensitet të plotë kanë stërvitur edhe Edon Zhegrova e kapiteni Amir Rrahmani.
Në njoftimin e FFK-së, thuhet se trajneri Franco Foda ka vazhduar të prezantojë filozofinë e lojës së tij, të cilën synon ta aplikoj në ndeshjet e ardhshme.
Kosova më 5 qershor do të luaj në Oslo kundër Norvegjisë. Rrugën për në Olso do ta marrë të hënën pasdite, ndërsa paradite do të stërvitet në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.