8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Murati thotë se Bashkimi Evropian nuk e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve

- Advertisement -

Bashkimi Evropian është nikoqir i një konference donatorësh për tërmetin në Turqi dhe në Siri.

Sipas ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, aty nuk është respektuar si duhet Republika e Kosovës.

Murati ka shkruar se Bashkimi Evropian ia ka pamundësuar pjesëmarrjen e Kosovës duke insistuar që përfaqësimi të bëhet me fusnotë.

“Fatkeqësisht, vendi im nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, i cili këmbënguli në përdorimin e yllit në kundërshtim me shkronjën e marrëveshjes fillestare të Brukselit dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar ai në Twitter.

”U deshën ndërrimi i tre aeroplanëve për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve të Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet për mbështetje financiare dhe të jetë pjesë e të gjitha ndërkombëtareve. përpjekjet për të ndihmuar“, shtoi tutje ministri Murati.

Ndryshe Kosovën nuk e kanë njohur ende pesë shtete të BE-së, por as edhe një pjesë tjetër e shteteve të botës si Rusia, Kina, India Brazili.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit