Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme do të ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh, për punëtorët e sektorit privat.
Në një njoftim në Facebook, Murati bëri me dije se komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve, transmeton IndeksOnline.
“Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim” shkroi Murati.
Ky është postimi i plotë i tij:
Që në fillim të kësaj jave, komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura nga Pakoja për Përballje me Inflacion 2.0, konkretisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, dhe studentët.
Puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit, dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, pra të hënën.
Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim.
Qeveria për të gjithë






