21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Murati: Si kurrë më parë Prishtina e ka më mirë buxhetin, por s’mund t’i detyrojmë të punojnë

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se buxheti aktuali i Komunës së Prishtinës është shumë më mirë sesa që ishte në vitet tjera.

Murati tha se më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës sesa vetë komuna.

“Për vitin 2021, në buxhetin e përgatitur nga qeveria e udhëhequr nga LDK, e ku edhe Ministria e Financave udhëhiqej nga ta, buxheti për Komunën e Prishtinës ka qenë 87.6 milionë euro, ku nga to 58.5 milionë ishin mbështetje nga qeveria, ndërsa 28.2 milionë euro ishin të hyrat vetanake”, ka shkruar Murati në Facebook.

Kështu ka reaguar Murati, pas asaj që tha nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, se janë të pakënaqur me ndarjen buxhetore të qeverisë meqë, sipas tij, kërkesat e kryeqytetit janë shumë më të mëdha.

“Për vitin 2024, me Qeverinë Kurti, buxheti për Komunën e Prishtinës është, 123.7 milionë euro, ku nga to 83.9 milionë euro janë mbështetje nga qeveria, ndërsa 38.8 milionë euro janë të hyrat që vetë Komuna e Prishtinës pritet t’i mbledhë.Nëse bëjmë krahasimin për këtë periudhë, e shohim se të hyrat vetanake komuna ka arritur t’i rrisë për 10 milionë euro, ndërsa mbështetja nga qeveria është rritur për mbi 25 milionë euro. Me fjalë tjera, më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës sesa vetë komuna”, shkroi ai në Facebook.

Tutje, ai ka ironizuar duke thënë se buxhetin e kanë si kurrë më parë, por që nuk mund t’i detyrojnë të punojnë.

“Buxhetin e kanë si kurrë më parë. Por, me punu s’mund t’i detyrojmë. Punën duhet ta bëjnë vetë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit