9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Murati: Shqiptarët kanë qenë përherë lojtarë të rëndësishëm në Ballkan

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se shqiptarë gjatë gjithë historisë ka qenë lojtarë të rëndësishëm në rajonin e Ballkanin.

Në një intervistë në “Konfront” në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Murati ka thënë se po të ishin të gjithë shqiptarë të bashkuar në një shtet do të ishin shumë të rëndësishëm për rajonin.

“Shqiptarët kanë qenë përherë lojtarë të rëndësishëm në Ballkan. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë në një pozitë më të mirë, megjithatë larg asaj që do duhej të ishte si popull i barabartë me maqedonët. Në Mal të Zi dhe në Kosovë Lindore shqiptarët janë në një pozitë më të brishtë. Ky konstalacion na vendos në një pozitë të mirë gjeopolitike, por larg asaj që do duhej të ishte. Edhe po të bashkoheshin të gjithë shqiptarët në një shtet, nuk është territor i madh. Por për rajonin do të ishim të rëndësishëm. Me të gjitha mungesat, shqiptarët janë të rëndësishëm në Ballkan”, ka thënë ai.

Sipas Muratit, shqiptarët e shfrytëzuan mjaft mirë një kontekst historik për ta fituar lirinë e Kosovës.

Murati ka folur edhe për marrëdhëniet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke i cilësuar ato si “të ftohta”. Por megjithatë, Murati beson se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të mbetet i njëjtë. Sipas tij, efekti i raporteve mes Kurtit dhe Ramës nuk ka shkuar aq thellë sa të dëmtojë marrëdhëniet ndërshtetërore.

“Kurti e Rama nuk kanë komunikim të mirë, por ka bashkëpunim. Nëse flasim për mundësitë që i kemi për bashkëpunim dhe integrim, pa idenë e bashkimit, kemi shumë për të bërë. Kemi mundur të shfrytëzojmë shumë më mirë mundësitë që krijohen nga integrimet. Ka pasur një konstante mes marrëdhënieve të shqiptarëve. Ne përkrahim njëri-tjetrin në kërkesat tona, por në një farë forme nuk përzihemi në politikat tona. Kjo nuk është përcjell gjithmonë. Ajo që mendoj se është e rëndësishme në marrëdhëniet tona është që efekti i këtyre raporteve [Kurtit dhe Ramës] nuk kanë shkuar aq thellë sa t’i dëmtojë ato”, ka shtuar kryetari i LB-së.

Qasja në dialog dhe lufta e Rusisë në Ukrainë që ndryshojë strategjitë gjeopolitike, siç thotë Murati, kanë ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve mes Kurtit dhe Ramës.

Ndoshta kjo është si pasojë e lëvizjeve të thella gjeopolitike, që janë nxitur sidomos nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Ndikoj edhe dialogu, qasja e ndryshme nga të dy palët në këtë çështje. Taktikisht, deklaratat e Ramës nuk kanë qenë edhe të duhura. Por strategjikisht nuk ka bërë gabime të mëdha. Ka dashur të paralajmërojë për situatën e rëndë që është në veri. Ka dashur të paralajmërojë edhe NATO-n”, ka thënë Murati, duke shtuar se nuk beson se Rama pozicionohet ndonjëherë në dëm të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit