Ministri i financave, Hekuran Murati, ka thënë se qarkullimi i biznese për muajin janar dhe shkurt të këtij krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar rritje për 4.8%.
Murati theksojë se këto të dhëna janë të deklaruar në ATK, ndërsa tha se çdo pretendim tjetër është për keqinformim.
Postimi i plotë:
Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon 📈 +4.8% rritje.
Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK.
Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq.
Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.