9.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Murati: Për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se për herë të parë janë mbi 410 mijë vende pune aktive.

Murati, thotë se numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25-vjeç është dyfishuar.

“Rezultatet patjetër se nuk do të mungojnë – për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive, dhe numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar”, ka shkruar Murati në Facebook.

Murati, tha se dje kanë ndarë 2.5 milionë euro, për mbështetjen e subvencioneve për kreditë investuese, për prodhuesit vendorë.

“Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese. Secilën mbledhje, vendime në mbështetje të prodhuesve, në mbështetje të ekonomisë”, ka shkruar tutje ministri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit