Ismet Munishi do të jetë trajner i ri i skuadrës së Dukagjinit. Ekipi nga Klina, të martën e ka prezantuar Munishin, i cili në këtë post ka zëvendësuar Armend Dallkun të larguar ditë më parë.
Munishi ka firmosur kontratën me Dukagjinit, por detajet tjera nuk janë bërë të ditura nga klubi i Superligës. Munishi ka thënë se është i gatshëm ta udhëheq Dukagjinin në sezonin e ri, ku premtoi angazhim maksimal derisa kërkoi edhe mbështetje nga gjithë qyteti i Klinës.
Munishi prej vitit të shkuar ka qenë i papunë kur u largua nga Ferizaj, ndërsa ka udhëhequr edhe Prishtinën, Gjilanin, Ballkanin, Dritën, Vushtrrinë e disa ekipe tjera.