Lajme

Mungojnë kushtet elementare në KEK, Inspektorati mbylli zyrën në Mirash

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2023

Inxhinierëve të zyrës së KEK-ut në Mirash iu është dashur që të transferohet tek zyrat në Bardh të Madh në të cilat rrezikshmëria ka qenë e lartë. Megjithatë, siç bën të ditur kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica tashmë ata janë ritransferuar në Mirash.

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica për Insajderin ka bërë të ditur se zyrat në Bardh të Madh janë të vjetra si “baraka”, atje nuk ka tualet as ujë.

Ai tha se transferimi ka ndodhur “për shkak të tekeve të menxhmentit”.

“Zyrja që ka qenë deri më tani në Mirash, kanë dasht më i transferu në Bardh për shkak të tekeve të menaxhmentit. Nuk ka toalet, nuk ka ujë. Janë baraka të vjetra, kulmi ka nisë me ra, është i rrezikuar punëtori” – tha Llumnica.

Tutje, ai thotë se urdhër të prerë për t’u transferuar në Bardh të Madh ka dhënë drejtori i divizionit të qymyrit.

Dhe, pasi i kanë lajmëruar inspektoratin dhe janë ankuar ata janë rikthyer në Mirash.

Ndonëse, siç shpjegon ai, as në Mirash kushtet nuk janë të mira, është më mirë sesa në Bardh.

“Por, megjithatë, drejtori i divizionit të qymyrit ka dhënë urdhër të prerë me i dërgu atje. Ne është dashur me i lajmëru inspektoratin dhe pas ankesës ata janë kthyer në Mirash. As ktu s’janë kushtet e mira, megjithatë është më mirë se atje” – përfundoi ai.