7.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Ish e dashura e Ronaldos godet rëndë Georgina-n

- Advertisement -
Ronaldos i ka hapur “luftë” partneres së tij aktuale Georgina Rodriguez, duke e akuzuar atë se ka kryer disa ndërhyrje estetike për të ngjasuar me Kim Kardashian.

39-vjeçarja Nereida Gallardo ishte në një lidhje që zgjati rreth 8 muaj me futbollistin portugez në vitin 2008, ndërsa aktualisht drejton sallonin e saj të bukurisë në Ishujt Baleare.

Ajo ndiqet nga mijëra persona në rrjetet sociale, aty ku reagoi duke marrë si shembull Georgina-n si një person që ka kryer ndërhyrje estetike edhe pse 29-vjeçarja nuk e ka pranuar kurrë një gjë të tillë.

Javën e kaluar, Nereida postoi edhe një foto të vjetër, pa datë, të Georgina-s dhe një foto aktuale për të treguar ndryshimin e pamjes së saj.

“Georgina Rodriguez ngjan gjithnjë e më shumë me Kim Kardashian, si mendoni?!”, shkroi Nereida në një tjetër postim, teksa bashkëngjitur postoi edhe një foto të Georgina Rodriguez së bashku me Kim Kardashian.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit