9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Mungojnë Bislimi e Lushtaku – shtyhet seanca për përleshjen në Kuvend

- Advertisement -

Të mekurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shtyrë seanca për përleshjen fizike që ndodhi në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik të vitit të kaluar.

Arsyeja e shtyrjes së seancës ishte mungesa e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Beniks Bislimit dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtakut – dy akterët kryesorë të katrahurës së krijuar në Kuvend vitin e kaluar.

Në seancën në fjalë ishin të pranishëm vetëm deputetët e PDK-së, Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu.

Sipas aktakuzës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi akuzohet se gjatë seancës plenare të 13 korrikut 2023, ka përdorur forcë fizike kundër tani të dëmtuarit deputetit të PDK-së, Mergim Lushtaku, pasi ky i fundit i kishte hedhur ujë Bislimit.

Sipas Prokurorisë, Lushtaku këtë e kishte bërë në shenjë revolte pasi i akuzuari Bislimi paraprakisht e kishte hequr një foto të Kryeministrit Albin Kurtit të paraqitur në formë të “Pinokios”, e vendosur paraprakisht nga disa deputetë.

Me ketë, Bislimi akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”, sipas nenit 184 të Kodit Penal.

Në anën tjetër sipas aktakuzës, Lusthaku po akuzohet se ka përdorur forcë fizike ndaj Bislimit.

Me këtë, Lushtaku akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” sipas nenit 184, të Kodit Penal.

Kurse, Beqa, akuzohet se ka përdorur forcë fizike kundër ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Me këtë, Beqa akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184, të Kodit Penal.

Ndërsa Haxhiu, akuzohet se në seancën e Kuvendit, në të njëjtën datë, kishte përdorur forcë fizike, ndaj ministrit Murati, transmeton albanianpost.

Me këto veprime, Haxhiu akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 185, të Kodit Penal.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit