Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk u pa në Skenderaj, e as në Burojë, kur në këtë fshat, të martën në mesditë u varros Haxhiu, babai i paraardhësit të saj, Hashim Thaçi.
Një njoftim nga zyra e saj bën me dije se e para e Kosovës ishte në Berlin të Gjermanisë, ku mori pjesë në “The World Forum”, një ngjarje kjo që i dedikohet edhe demokracisë, raporton Klan Kosova.
Megjithatë, Osmani dërgoi dy përfaqësues në Drenicë, për të nderuar Haxhi Thaçin.
Nuk u mor vesh nëse edhe kryeministri delegoi dikë në Skenderaj e Burojë, por kryeministri vetë nuk ishte. Klani pyeti në qeveri nëse Albin Kurti kishte në plan të merrte pjesë në këtë ngjarje, por nuk mori përgjigje.
Shefi i qeverisë, megjithatë, ishte në Prishtinë. Zyra e tij bëri me dije se ai shkoi në ambasadën e Maqedonisë së veriut që të nënshkruhet në librin e zisë për viktimat e tragjedisë në Koçani.
Detajet e kësaj kronike i gjeni në vijim: