5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Mungesa e stafit mjekësor, dy qendra të mjekësisë familjare në Fushë-Kosovë për mbi 60 mijë banorë

- Advertisement -

Para derës po pret për të marrë shërbim shëndetësor.

Sikur i moshuari, në radhë po presin edhe pacientë të tjerë.

E me shtimin e tyre, pritja bëhet edhe më e gjatë.

Kjo për shkak se stafi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë ka filluar të braktisë vendin e punës.

“Në vazhdimësi kemi lëvizje të stafit të mjekëve por edhe të infermiereve dhe kjo është një dukuri shumë negative dhe kjo na penalizon sepse po krijon një vakum, një hendikep edhe tek qytetarët që marrin shërbime te mjekët dhe këta janë të kualifikum dhe e kanë eksperiencën dhe taman arrinë optimumin e punës së tyre, për shkak të pagave të kushteve ekonomike dhe pagave jo të mjaftueshme jo të dinjitetshme orientohen në vendet tjera”, ka thënë kryeshefi i QMF-së në Bresnje dr.Mustafa Gashi.

Ndërsa kryerjen e shërbimeve shëndetësore e sfidon edhe shtimi i banorëve në këtë qytet.

“Vërehet një trend i dukshëm i rritjes së numrit të vizitave mjekësore dhe shërbimeve shëndetësore. Kjo e paraqet edhe mungesën e stafit sepse numri i banorëve është dukshëm më i madh se sa kapacitetet e institucionit këtu”, ka deklaruar ai.

Sipas Gashit, institucionet janë në dijeni, mirëpo deri në regjistrimin e numrit të banorëve nga Enti i Statistikave, nuk mund të rriten grantet për numër të mjekëve.

Megjithatë këtë nuk e arsyeton Oda e Mjekëve të Kosovës.

“E kemi një pasqyrë që me të vërtetë sektori primar është t’u vuajt edhe me të vërtetë ankesat e tyre janë komplet të paarsyeshme. Sepse ata janë vet nivel i pushtetit që duhet të organizohet”, ka deklaruar Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

E ky problem sipas Sejdiut nuk është vetëm në Fushë Kosovë.

“Problemi më i madh që po ndodhë nëpër komuna është se ata nuk po hapin vende të punës, nuk po planifikojnë vende të punës”, ka pohuar ai.

Në Fushë Kosovë janë dy Qendra të Mjekësisë Familjare të cilat kryejnë shërbime shëndetësore për mbi 60 mijë banorët e këtij qyteti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit