28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Fati i rimëkëmbjes së “Trepçës” varët nga Fondi Sovran

- Advertisement -

Shpresen se Fondi Sovran do të bëjë “mrekulli”, për zhvillimin ekonomik e rimkëmbjen e ndërrmarjeve publike, kryeministri Kurti e përsëriti edhe në takimin me minatorët e Trepcës që kishte të martën.

Po krejt këtë performimin të Kurtit opozita po e quajnë retorik politike e populiste dhe asgjë më shumë

Sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shalës, rimkëmbja e Trepcës nuk mund të ndodhë permes Fondit Sovran.

“Përseris që Fondi Sovran nuk është zgjidhje për Trepcen, nuk do të bëjë  rimkëmbjen e Trepcës, Fondi Sovran do të vjedh kohen dhe investimet në Trepcës, asaj I duhet planë strategjike”, ka deklruara Ferat Shala-PDK.

Pikërishtë për këtë problem, dy partitë opozitare PDK e LDK në dhjetor të 2023, ligjin e  miartuar në Kuvend e kishinë derguar  në Gjykatë Kushtetuese.

Përcka pritet që këto dërgesa të përfundojnë me një epilog pozitiv.

“Nëse mirret model Fondi Sovran në Slloveni atëherë qëllimi atje ka qenë që të largohet impakti politik dhe të pavarsohet ekonomikishtë. Në Kosovë ka më shumë orjentim për një ekonomi majtiste se sa një djathtiste e ekonomi të tregut, andaj besoj që epilogun real do ta marr Gjykata Kushtetuese”, ka sqaruar Safet Gerxhaliu-Ekonomist.

Gerxhaliu, përfshirjen e “Trepcës”, në Fondin Sovran thotë se mund të ketë fatin e kutisë së pandores.

“Pak kush nga ata që e kanë draftu Fondin Sovran e kanë kuptu realitetin që ndaj Trepcës janë kërkesa të argumentuar janë më shumë se 1 miliard e gjysme dhe cdo eksperiment më Trepcën mund të hapet një kuti e pandores dhe mund ti motivoj  cdo debitor që të kërkojnë mjetet e tyre dhe në fakt ndoshta kanë qenë të falsifikuara”, ka shtuar Safet Gerxhaliu-Ekonomist.

Fondi Sovran do të marrë përsipër ndërmarrjet publike të natyrës komerciale si Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës, Posta, Telekomi, Hekurudhat Infrakos dhe Hekurudhat Trainkos, si dhe asetet me potencial zhvillimor që tani administrohen nga Agjencia e Privatizimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit