23.1 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Muja: LDK-ja është bërë vagon i PDK-së, ne kemi bërë çdo përpjekje për ta konstituar Kuvendin

- Advertisement -

Armend Muja nga LVV-ja në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1 ka folur për ngërçin politik të ndodhur në vendit tonë.

Muja për gjithë këtë situatë në Kuvend  ka lënë fajtorë opozitën pasi që sipas tij e gjithë kjo situatë ka qenë e menduar nga ta.

“Unë kam qenë shpesh herë në Kuvend e kam parë situatën edhe e kam parë që kjo ishte bërë e paramenduar sepse PDK-ja kishte një kohë që nuk i votonte asnjë vendim edhe LDK-ja po ashtu ishte bërë vagon i saj, mirëpo unë e them se boshti i opstruksionit të konstituimit të Kuvendit  është PDK-ja”, ka thënë Muja.

Muja tutje ka theksuar se opozita menjëherë pas përfundimit  të zgjedhjeve ka qenë ajo e cila kanë thënë se do të votojnë konstituimin e Kuvendit mirëpo kjo nuk ndodhi.

Të ngjashme

Të fundit