25.1 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Muja: Fokusi i Serbisë është territori, nuk ka të bëjë me të drejtat

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se në fokus të Serbisë mbetet territori i Republikës së Kosovës.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Muja ka thënë se nuk ka vend në Evropë që në kuptimin e të drejtave mundet të ofrojë shembull më të mirë sesa Kosova.

“Fokusi i Serbisë është territori, nuk ka të bëjë me të drejtat duke marrë parasysh që edhe në nivelin qendror, 4 për qind e popullësisë serbe i ka 10 për qind të vendeve në Kuvend. Nuk ka vend në Evropë që në kuptimin e të drejtave mundet të ofrojë shembull më të mirë”, ka deklaruar Muja.

Ai thotë se pajtohet me deklaratat e Esocbar dhe qëndron mendimi i krijimit të raporteve të mira me serbët në veri.

Krahas kësaj, Muja thekson se LVV vazhdon të çmojë miqësinë me SHBA-të dhe se problemin e kanë me Serbinë

“Në grupin paralamentar të LVV-së dhe në subjektin politik ka një vëmendje, një konsideratë të jashtazakonshme për SHBA-të, për ndihmën që na e kanë dhënë e vazhdojnë ta jepin për të fromuar një shtet normal… problemin e kemi me Serbinë, jo me SHBA-të, jo me Escobarin…”, ka deklaruar Muja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit