8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Muhaxheri thotë se opozita në Pejë e ka kundërshtuar projektin “Borea Resort”

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në emisionin “Info Nata”, ka folur për projektin, “Borea Resort”, projekt ky që nuk është realizuar.

Për këtë projekt, Muhaxheri, tha se është nisur në vitet e ’80-ta, dhe është planifikuar prej njerëzve që e kanë dashur qytetin e Pejës.

“Është një projekt që nuk e kam nisur unë, ky projekt ka nisur viteve të ’80-ta dhe është planifikuar prej njerëzve që e kanë dashur shumë qytetin e Pejës dhe kanë menduar se si ta zhvillojnë këtë qytet. Ky projekt është kundërshtuar prej Kopaunikut dhe Brezovicës. Nuk ka mbërrit me u realizua, sepse ka qenë projekt, i cili është afër një qyteti të madh dhe ka pasur perspektiv të madhe dhe këto dy qendra që sot janë të famshme kishin me qenë shumë më mbrapa qendrës sonë”, tha ai në Tëvë1.

I pari i Pejës ka treguar se kur ka biseduar me ideatorin, ai i ka thënë se ka pasur kërcënime me veprime ushtarake për ta ndaluar projektin.

“Kur kam biseduar me njërin prej ideatorëve të këtij projekti  më ka thënë se është kundërshtuar prej Patrikanës, prej Ushtrisë Jugosllave atëherë, e kanë marrë në pyetje dhe ka thënë që nuk mundet me u realizu se kanë me na i pa tanket në kazermën që është përfund”, tha ai.

Sipas Mujaxherit, tash zyrtarët opozitarë janë njerëzit kryesorë që e kanë kundërshtuar realizimin e projektit.

“E tash me ardh koha me u kundërshtu prej njerëzve shqiptarë, ata {opozita në Pejë} janë njerëzit kryesorë që e kanë kundërshtuar këtë punë. Në shtator kur kanë qenë të dytat në atë kohë kanë menduar se duke e ndalë projektin e ndalin fitoren e Gazmendit, që qytetarët e Pejës e kanë vendosur shumë më herët kush ka me qeverisë edhe mandatin e dytë”, shtoi Muhaxheri. /teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit