Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka komentuar takimin e kryeministrit, Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqit, takim të cilin i ftuar ishte edhe kryetari i kësaj parti, Lumir Abdixhiku por që e refuzoi ftesën.
Ai ka thënë se Kurti e Krasniqi janë pajtuar për datën e zgjedhjeve, teksa pretendon që ka marrëveshje edhe me të mëdha.
Kjo datë sipas tij është jo më larg se 7 korrik.
“Janë marrë vesh edhe për datë të zgjedhjeve, më së largu me 7 korrik. Kur ka kësi afrimi është mundësia edhe për marrëveshje më të mëdha. Publikohet data në ditët në vijim” – ka thënë ai në Rubikon.