Muharremi: Po na thonë se duhet me i ble te “Vala” ndeshjet e Kampionatit Botëror në futboll. Kjo është “rrjepje” e trefishtë!

- Advertisement -

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shenoll Muharremi, përmes një reagimi në Facebook shkruan se “qytetarët njëherë paguajnë taksa për RTK-në e pastaj për Vala”

Muharremi thekson se tashmë po iu thuhet qytetarëve se duhet me i ble te Vala edhe ‘ndeshjet e Kampionatit Botëror në futboll nëse dëshirojnë me i shikuar.

Ai potencoi se kjo është “rrjepje” e trefishtë.

“Aha, qiky koka modeli dhe vizioni i ‘publikes’ së Albin Kurtit. Njëherë paguajmë taksa për RTK. Pastaj edhe për Vala, e ndihmojmë dhe e subvencionojmë, i japim kredi sa herë që ka nevojë. E pastaj, krejt kjo nuk mjafton. Tash po na thonë se duhet me i ble te Vala edhe ndeshjet e Kampionatit Botëror në futboll, nëse dëshironi me i shiku. Kjo është ‘rrjepje’ e trefishtë. Prandaj, ky nuk është funksion i publikes, e as nuk duhet ne me i financu qe ata me i be konkurrencë jo e ndershme sektorit privat, duke u subvencionuar me taksa publike”, shkruan Muharremi në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit