-2.7 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Muharremi për intervistat e Kurtit: Torturë psikologjike – argumentet që përdor janë të paqëndrueshme

- Advertisement -

Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi ka bërë një analizë mbi paraqitjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për KosovaPress, duke theksuar se narrativi i tij është konsumuar dhe se është bërë gjithnjë e më e vështirë të dëgjohet.

Sipas Muharremit, argumentet e Kurtit janë “të paqëndrueshme” dhe disa prej tyre “edhe të pavërteta”.

“Pse është bërë kaq e vështirë, deri në torturë psikologjike, ta dëgjosh kryeministrin duke folur në intervista të zgjedhura me kujdes? “Borxhi i ulët publik është mirë sepse kemi pavarësi në vendimmarrje.” “Kosova ka rritjen më të lartë në rajon…” “Deficiti i lartë sepse Kosova ka dalë prej lufte.” Maksimalisht deri te minuta e 11-të e intervistës e shtyva, me gjithë përpjekjet për tolerancë dhe kuptueshmëri që jemi në kohë fushatash zgjedhore. Albini është konsumuar dhe nuk po shkëlqen më, duke i lodhur dhe raskapitur. Argumentet që ai po përdor, sidomos për ekonomi, jo vetëm që janë të paqëndrueshme, disa janë edhe të pavërteta. Kjo nuk na gëzon aspak, sepse do të dëshironim të ishte ashtu siç ai e spinon narrativin.” – tha ai mes tjerash.

Muharremi e kritikoi Kryeministrin për pohimin e pasaktë se Kosova ka rritjen ekonomine më të lartën në rajon.

“Ai është mirë në dijeni që Kosova nuk ka pasur rritjen më të lartë në rajon; Mali i Zi e ka pasur. Por, po e përsërit. E di mirë që borxhi i ulët publik nënkupton mungesë të vizionit, ideve dhe kapaciteteve për të zbatuar projekte të mëdha. E di që deficiti po rritet sepse ne jemi fokusuar në ndihma sociale dhe e kemi harruar sektorin privat (përveç taksave kur ua marrim!).” – tha ai.

Analiza e plotë:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit