Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në emisionin “Kosova Today” ka rikthyer në vëmendje votimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës.
Një javë pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadrijaj ka përmendur ditën kur ishte mbajtur seanca në Parlament.
Ajo ka deklaruar se vetëm Aleanca nga partitë shqiptare, ka votuar kundër Speciales, derisa kritikoi VV-në për thirrjen e saj se edhe kjo parti votoi kundër Gjykatës.
“Aleanca ka qenë partia që ka votuar kundër, prej partive shqiptare kemi qenë e vetmja parti që kemi votuar kundër Gjykatës Speciale. Unë nuk mundem me kuptu thirrjen e Vetëvendosjes që ‘ne kemi qenë kundër’. Jo. Lëvizja Vetëvendosje ka ikë prej sallës, nuk kanë guxu të qëndrojnë në sallë për me dhënë votë kundër Gjykatës Speciale”, u shpreh Kadrijaj.






