11 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

MSh-ja: Transformohen rrënjësisht sallat operative në Neurokirurgji dhe Kirurgji Vaskulare

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka thënë se janë tranformuar rrënjësisht sallat operative në Neurokirurgji dhe Kirurgji Vaskulare.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se është bërë transformimi nga sallat me mungesë të kushteve elementare, në salla të kompletuara si në aparaturë ashtu edhe në infrastrukturë moderne.

MSh-ja thotë se për herë të parë do të ketë filtra steril, të cilët, siç thuhet në komunikatë, do të ndikojnë drejtpërdrejtë në reduktimin e infeksioneve intrahospitalore.

“Me aparatura të reja e moderne të gjeneratës së fundit, pacientëve do të ju mundesohet trajtim pa pasur nevojë për ndërhyrje të hapura operative, e cila rritë cilësinë e shërbimit dhe saktësinë në punë për mjekët në njërën anë dhe siguri më të madhe për pacientët në anën tjetër”.

“Investimi për transformimin rrënjësor në infrastrukturë dhe aparaturë ka vlerë rreth 3 milion euro. Ndërsa, për një vit për trajtim mjekësor të pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike janë shpenzuar 3 milionë”, thuhet tutje në komunikatën e MSh-së.


Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit