Xheneta, motra e vlogerit të ndjerë Laurent Krasniqi, ka ndarë me publikun një postim prekës në rrjetet sociale.
Ajo ka vendosur të publikojë një bisedë të mëparshme që kishte zhvilluar me vëllain e saj, tashmë të ndjerë. Postimin emocionues e ka ndarë në ‘InstaStory’, në llogarinë e saj në Instagram.
Në bisedën e publikuar vërehet qartë raporti i afërt që Xheneta dhe Laurenti kishin me njëri-tjetrin, dhe raportin e veçantë si vëlla e motër.
Foto: Xheneta Krasniqi / Instagram
Gjatë ditës së djeshme, edhe motra tjetër e vlogerit të ndjerë, Xheraldina, reagoi në rrjetet sociale, duke falënderuar, në emër të saj, nënës dhe motrës, të gjithë ata që u kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë pas humbjes së rëndë.
Vdekja e Laurent Krasniqit tronditi miqtë, ndjekësit dhe shumë prej personave që e njihnin, ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta u prit me dhimbje të madhe edhe në botën e televizionit dhe rrjeteve sociale.
Laurent Krasniqi ndërroi jetë disa ditë më parë, pas një aksidenti tragjik me motor në Llukar të Prishtinës.
Sipas informacioneve të mëparshme, policia kishte arrestuar shoferin e veturës me të cilën dyshohet se u përplas motoçikleta që po drejtonte Laurenti.







