Motra e Laurent Krasniqit me dedikim prekës pas varrimit: “Ma thave shpirtin”

- Advertisement -

Influenceri i njohur Laurent Krasniqi është përcjellë sot për në banesën e fundit, një ditë pasi humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti me motor.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e shumtë që e ndiqnin prej vitesh në rrjetet sociale.

Pas lajmit tragjik, në rrjet kanë vërshuar mesazhe ngushëllimi dhe dedikime për Laurentin, ndërsa shumë prej ndjekësve kanë shprehur tronditjen për humbjen e tij të papritur.

Pas ceremonisë së varrimit, motra e Laurentit ka ndarë në Instagram një fotografi të tij, të shoqëruar me një mesazh tejet emocional.

“Oj dashnia e motrës që ma thajte shpirtin, s’di qysh kom me vazhdu me jetu pa ty, vllau jem”, ka shkruar ajo.

Fjalët e saj pasqyrojnë dhimbjen e thellë që ka lënë humbja e Laurentit në familje, ndërsa kujtimi për të vazhdon të përcillet edhe përmes mesazheve të shumta të njerëzve që e kanë njohur dhe ndjekur.

Të ngjashme

Të fundit