Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.
Të hënën vranësirat mund të sjellin riga shiu në disa zona, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të paraqiten kushtet për mjegull në orët e para të ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metra për sekondë.
E hënë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende parashihet të ketë riga shiu. Temperaturat minimale 1-4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 9-12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metra në sekondë.
E martë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metra për sekondë.
E mërkurë
Mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Temperaturat minimale 0-3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 10-13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 metra për sekondë.
E enjte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale 1-3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 11-14 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metra për sekondë.
E premte
Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale 1-4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 11-15 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metra për sekondë.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme. Mëngjeset e ftohta dhe ndryshimet e temperaturës gjatë ditës mund të ndikojnë te personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore. Rekomandohet veshje e përshtatshme në mëngjes dhe në mbrëmje.
Kushtet agrometeorologjike: Edhe pse mungesë e lagështisë, jemi në fazën e mbjelljeve vjeshtore dhe aty ku janë mundësit, ku janë tokat e lehta, fushata e mbjelljeve duhet të vazhdojë. Në zonat e larta paraqitet mundësia për brymë dhe mjegull, kryesisht mëngjeseve.
Indeksi UV do të jetë i ulët gjatë gjithë periudhës dhe rreziku nga rrezet ultraviolet do të jetë minimal dhe nuk nevojiten masa të veçanta mbrojtëse, raporton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.






