10.2 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Moti i keq bën “kërdinë” në Brazil, 20 të vdekur dhe qindra shtëpi të shkatërruara

- Advertisement -

Shirat e dendur kanë sjellë shkatërrime në Brazil. Të paktën 20 njerëz dhe mijëra të tjerë janë detyruar të largohen pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkatërrojnë një pjesë të pronave në juglindjen malore të vendit. Dhjetëra ushtarë, zjarrfikës dhe qen shpëtimi po kryejnë aktualisht operacionet e kërkim-shpëtimit.

Autoritetet e kanë përshkruar skenën si “kaotike”. Deri më tani, 15 vdekje janë raportuar në Espirito Santo, 13 prej tyre në qytetin Mimoso do Sul. Autoritetet shtetërore thanë se më shumë se 4,400 njerëz ishin evakuuar nga zonat e prekura, ku më shumë se 270 shtëpi u shkatërruan.

Viktimat në shtetin e Rios përfshijnë katër persona që humbën jetën kur një rrëshqitje dheu goditi destinacionin popullor turistik të Petropolis, duke shkaktuar shembjen e një shtëpie.
Sezoni i fundit i verës në hemisferën jugore shpesh shënohet nga periudha të shiut të dendur./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit