Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

- Advertisement -

Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme pritet të jetë me vranësira të shpeshta, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, minimalja gjatë javës do të lëvizë nga 1 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të shkojë deri në 19 gradë Celsius.

Të hënën pritet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit. Temperatura minimale pritet të lëvizë nga 1 deri në 4 gradë Celisus, ndërsa maksimalja deri në 11 gradë Celisus.

Të martën, moti pritet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperatura minimale pritet të shkojë deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja deri në 14 gradë Celsius.

Edhe të mërkurën pritet mot i vranët dhe me intervale me diell, por vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperatura minimale pritet të lëvizë nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja parashihet të shkojë deri në 15 gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot i vranët dhe me diell. Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Të premten pritet të jetë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Minimalja pritet të lëvizë nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja parashihet të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Të ngjashme

Të fundit