Policia ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.
Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë.
Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Prokurori ka urdhëruar policinë të hap rast për vrasje në tentativë, lëndim i lehtë trupor dhe sulm./