Behrami: EULEX-i është “dora e zgjatur” e Gjykatës Speciale, duhet t’i jepet fund mandatit të tij urgjentisht

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kërkuar që mandatit të EULEX-it në Kosovë t’i jepet fund urgjentisht.

Përmes një reagimi, Behrami e ka cilësuar EULEX-in si “dorën e zgjatur të Gjykatës Speciale në Kosovë”.

Ai ka bërë thirrje që institucionet dhe qytetarët ta refuzojnë EULEX-in.

“EULEX-i është dora e zgjatur e Gjykatës Speciale në Kosovë. Mandatit të EULEX-it duhet t’i jepet fund urgjentisht. Institucionet dhe qytetarët duhet ta refuzojnë EULEX-in”.

Të ngjashme

Të fundit