20.6 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Mosdeklarimi i pasurisë, antikorrupsioni mund t’i dërgojë 70 raste në prokurori

- Advertisement -

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj ka thënë se agjencia të cilën ai drejton është në fazën finale të verifikimit të 4 mijë zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë. Nga këto raste, rreth 70 prej tyre janë në fazën finale për të verifikuar se a i plotësojnë të gjitha kriteret për t’u dërguar në Prokurori si formë e kallëzimit penal, për shkak të shkeljeve të identifikuara.

Ai ka thënë për Ekonomia Online se janë në fazën finale që të shqiptojnë edhe 98 gjoba për zyrtarët që nuk e kanë deklaruar fare apo nuk e kanë deklaruar me kohë pasurinë.

Buleshkaj ka thënë se brenda këtij muaji do të përfundoj verifikimi dhe do ta dihet saktë numri i rasteve që do të dërgohen në Prokurori, ku sipas tij, duke marr parasysh numrin e madh të deklarimit të zyrtarëve, numri prej 70 që mund të dërgohen në Prokurori nuk është i madh.

“Po Agjencia është në fazën finale të përfundimit të plotë të deklarimit të pasurisë, ku kemi verifikuar rreth 4 mijë persona, nga ta janë afër 2 mijë zyrtarë publik dhe familjar të tyre, i kemi kryer verifikimin. Nga  këto raste janë diku rreth 70 të cilët janë në fazën finale për të verifikuar se a plotësojnë të gjitha kriteret për të dërguar në Prokurori si formë e kallëzimit penal, për shkak të shkeljeve që janë identifikuar gjatë verifikimit që ka kryer Agjencia. Shumë shpejt po besoj brenda këtij muaji do të përfundoj dhe do ta dimë numrin e saktë të rasteve. Si përqindje nuk është numër i keq, nëse kemi pasur po them rreth 2000 zyrtarë publikë në qoftë se vetëm kemi pasur më pak se 100 nga ta kemi identifikuar lëshime, atëherë kjo është një sasi e mirë në procesin e deklarimit të pasurisë dhe jemi të kënaqur në atë aspekt, duke pasur parasysh që për herë të parë është vënë në funksion deklarimi elektorinik i pasurisë, ku ndoshta për shkak të kësaj risie ka mund të lëshohen edhe gabime të tjera”, ka theksuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit