Gjini: Aleanca nuk merr pjesë në seancën e së premtes, është e jashtëligjshme dhe jashtëkushtetuese

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka bërë të ditur se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar të vazhdojë të premten.

I pyetur për pjesëmarrjen e AAK-së në seancë, Gjini tha se partia e tij nuk do të jetë pjesë e saj, duke e cilësuar procesin si të jashtëligjshëm dhe jashtëkushtetues.

“Jo, në seancën e të premtes nuk do të marrim pjesë. Në këtë seancë konstituive nuk mund të marrim pjesë për shkak se është e jashtëligjshme, është jashtëkushtetuese, është farsë e pastër”, deklaroi Gjini.

Të ngjashme

Të fundit