Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ende nuk e ka bërë publik Draftin e Asociacionit për të cilin është pajtuar t’a nëshkruaj.
Ai ka deklaruar se diçka e tillë i është kërkuar nga emisarët gjatë takimit në Bruksel.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.
Kastrati tha se Kurti po e ‘mbyll’ për publikun, pasi nga marrëveshja bazike derivon autonomia dhe i gjithë ky proces legalizon ndarjen e Kosovës.
Ai tha se përveç ndarjes de-facto të veriut, kishat serbe bëhet si Vatikani.
Kastrati potencoi se ky është hapi i parë i madh drejt heqjes dorë nga shtetësia e Kosovës.
“Po e mban mbyll sepse nga marreveshja derivon automomia jashte rendit kushtetues te Kosoves dhe tani ka filluar ‘Zbatimi’. Ky proces tash e legalizon ndarjen e Veriut nga Kosova.
Kjo është ndarje e Veriut pa asnjë kundërbalancë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës se lëre më të marrim 1 cm2 nga Lugina e Preshevës. Përveç ndarjes de-facto të Veriut, kishat serbe bëhen si Vatikani, si Mali i Atosit, etj , pra shtet brenda shtetit.Po e mban të mbyllur sepse ky është fillimi i disfunksionalizimit të Kosovës, ky është hapi i parë i madh drejt heqjes dorë nga shtetësia e Kosovës” deklaroi Kastrati.
Deputeti i PDK-së, Kastrati, tha se Kurti me lojën e tij të ndytë e solli Kosovën para dy opsioneve shumë të këqija, sanksione drastike ose autonomi.
“Kurti këtë po e realizon përmes një loje të ndytë, me shumë truqe diplomatike, me lojë fjalesh, rima e togfjalësh duke e bërë shpjegimin e këtij procesi sa me pak të interpretueshëm nga të gjitha palët, pra sa më të komplikuar shpjegimin që mos ta kuptojnë ata 45% që ky i ka quajtur analfabet funksional”
“Pra, për shkak te gabimeve si diletant me targat erdhi deri te një presion i madh ndërkombetar ( dhe presion nga brenda përvec tjerash edhe për shkak të varferise).
“Njëkohësisht, këtë temë për dy vite rresht e zgjodhi me i ik presionit të brendshëm që vjen nga papunesia, çmimet e larta dhe varfëria. Ky bëri këtë zgjidhje që me truqe e lojë fjalësh po e kamuflon para publikut duke e dëmtuar rëndë shtetin e Kosovës dhe ardhmërinë e femijëve tanë per t’i siguruar vetes edhe pak kohë në pushtet. Aq i bën këtij për Kosovën.”deklaroi Kastrati.