7.9 C
New York
Saturday, December 2, 2023

Buy now

Dalje e rrallë publike e Dua Lipës me të dashurin në rrugët e Londrës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shfaqur si rrallë herë me partnerin e saj në Londër, Romain Gavras.

Dyshja u fotografua mbrëmjen e djeshme teksa dilte nga një restorant në Londër. Dua ishte e shoqëruar nga i dashuri dhe nga vëllai i vogël 17-vjeçari, Gjin Lipa.

Këngëtarja e pop-it kishte veshur pantallona lëkure ngjyrë të kuqe të ndezur për t’iu përshtatur ngjyrës së re të flokëve, një bluzë të bardhë dhe një pallto të gjatë gri. Partneri i saj greko-francez po ecte pas saj, me kokën ulur duke u përpjekur të mos fotografohej, pasi mbante një kapele.

Ylli i muzikës dhe regjisori 42-vjeçar janë çift prej disa muajsh. Thashethemet se ata ishin bashkë nisën kur u panë në një pas festë në muajin shkurt. Megjithatë, ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre  kur pozuan së bashku në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë në maj.

Në verë ata pushuan së bashku edhe në destinacione të ndryshme, madje kaluan pushime edhe në Shqipëri.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit