Si rrallëherë, Monika Lubonja ka hapur zemrën në “Big Brother VIP”, duke folur rreth divorcit nga ish-bashkëshorti. Më herët ajo ka treguar për tradhtinë e partnerit, të cilin siç rrëfeu ajo e kishte falur nga dashuria e madhe për të.
Sakaq, ditën e djeshme, ajo e ka përshkruar si një ferr momentet e përjetuara pas divorcit gjatë bisedës që po bënte me Egzonën.
Të shumta kanë qenë komentet në rrjet, mirëpo ai që ka marrë vëmendjen e mediave rozë ka qenë ai i mikut të ish-partnerit të aktores, i cili ka ndërruar jetë.
Në foton e siguruar nga Kryefjala.com, ai shpërthen në akuza ndaj Monikës, madje shkruan se tradhtinë ishte ajo që e nisi.
“Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qënke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme???”, shkruan ndër të tjera ai.
“Po dhe nëse të ka tradhtuar e ne nuk e kemi ditur, të ka bërë hakën, se e ke merituar”, përfundon ai komentin, që duhet thënë përmban gjuhë fyese ndaj aktores.

Ish-bashkëshorti i ndjerë i Lubonjës, Genci Pasko, u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare gati 9 muaj më parë, si pasojë e COVID-19. Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera ka mbajtur edhe postin si zv. Ministër i Turizmit.