15.3 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Molliqaj: S’ka emër që e zëvendëson këtë, Kosovës po i ndodh autonomia etnike për serbët

- Advertisement -

Është mbajtur protesta kundër Asociacionit e thirrur nga Partia Socialdemokrate, e mbështetur nga Nisma Socialdemokrate, OVL e UÇK-së dhe disa deputetë të Partisë Demorkatike të Kosovës, ku është hedhur edhe tym i zi te Qeveria.

Para të pranishmëve, është deklaruar edhe kryetari i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka ndërruar qëndrimet e tij.

“Unë besoj fuqishëm që e vërteta është e jona. Askush në Kosovë nuk beson që duhet të lejohet entitet politik, parallel, etnik. Besoj që duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndalur qeverinë e cila u dorëzu para nevojës për të mbajtur pushtet. Kurgjo nuk ka ndërru në Kosovë, as në Serbi, që me e ndërru qëndrimin Kosova. E vetmja gjë që ka ndërru, është që kryeministri tash po e don pushtetin më shumë se sa shtetin.” – ka thënë ai.

Tutje, Molliqaj ka thënë si vijon: “Zajednica si emër paska qenë me i sulmu pushtetarët. Tani që e ka vendosë me e themelu, nuk po e quan zajednicë e Asociacion, por vetëmenaxhim.Albini ia ka ndërru vetës mbiemrin, nga Kurti, Albini sot e ka mbiemrin Zajednica, dhe është Albin Zajednica.”

PSD-ja ka hedhur tym të zi, duke thënë se kjo tregon se“qeveria e ka zymtësuar përspektivën e Kosovës”.

“Ky është tym i zi sepse ne besojmë që kjo qeveri e ka zymtësu përspektivën e Kosovës. Ftojmë qytetarët që të kundërshtojnë këtë marrëveshje, e cila paraqet zymtësi dhe gjithçka tjetër”tha ai.

Aktivistët e kësaj partie, po ashtu kanë zhvendosur flamujt para qeverisë, duke vendosur në shtiza famuj të bardhë, si simbol i dorëzimit të Qeveria e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, pas pak minutave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit