9.4 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Molliqaj: Qeveria Kurti s’ka interesim të bëjë drejtësi për rastin e Astrit Deharit

- Advertisement -

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, i ftuar në Blic Interview, me Astrit Gashin, ka thënë se janë bërë 7 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, dhe nuk ka interesim nga Qeveria Kurti që të bëjë drejtësi për të.

Ai thotë se Astrit Deharin e kanë shfrytëzuar, e kanë keqpërdorur, dhe tani nuk ka interesim nga Qeveria për drejtësi, dhe se po e refuzojnë super ekspertizën për me e konstatu se çfarë ka ndodhur në atë rast.

“S’ka interesim Qeveria Kurti për me bo drejtësi për Astrit Deharin, e ka instrumenatlizu, keqpërdor, dhe shfrytëzu. Vite më herët e kemi thënë që këta nuk do të bëjnë asgje në ketë punë, tash se fundmi dhe publikisht po e refuzojnë super ekspseritzën si një instrument kredibil, për me konstatu se cfarë ka ndodhur në atë rast, po e refuzojnë ata bashkë me gjasë edhe me familjarët por qeveria po e refuzon”, tha Molliqaj.

“Kjo është shumë keq sepse kjo e vërteton akuzën tonë për ta që e kanë instrumenatlizu për vota dhe për interesa tjera Astritin (Deharin). Ia kanë borgj shoqërisë kosovare që një rast kaq i rëndë, që ka qenë me përmasa politike dhe që ka gjeneru diskurs publik mbi të mos m’u zbardh, prandaj besoj kryekput që është mos vullnet i qeverisë, sepse ekpsertiza e jashtme nuk bohet nga institucionet e Kosovës”, shtoi ai.

Molliqaj thotë se këtë qeverisje e ka udhëheq paranoja, frika dhe rreziku, ku e ka bërë shumë konzervatore në veprimet dhe në bindjet e saj.

“E ka udhëheq paranoja, frika, rreziku dhe e ka bërë shumë konzerse edhe në veprime por edhe në bindje. Në njërën anë e ka luftu secilën kategori shoqërore që ka qu kry për kërkesat e veta, me mjekë, me policë, me mësimdhënës…”, tha ai.

Ai thotë se kemi luftë ndaj kategorive shoqërore dhe kemi abstenim ndaj bizneseve të mëdha, ku thotë se kemi rënie të rritjes ekonomike shumë të madhe dhe se Kosova nuk është në trend të mirë ekonomikisht.

Molliqaj thotë se nëse do të ketë zgjedhje do të marrin pjesë, pasi që tani PSD-së është duke iu rrit kredibiliteti.

“Do të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare të ardhshme. PSD-së është duke iu rrit kredibiliteti sa i përket kritikës për pushtetin, mos të harrojmë që na kemi qenë të dënum, që çdo kritikë e jona është dukur si inat. Kur kemi thënë ne që Albini e bënë Zajednicën kanë thënë po e bëjnë për ianti, kur kemi thënë ne që Albini i lufton sindikatat, i lufton krerët e luftës së UÇK-së, kanë thanë po e thanë për inati… Tash u kry mandati dhe po del që nuk ka qenë çështje inati”, tha ai.

Ai tha se po të kishim një Qeveri tjetër nuk do të lejonim Kosovën që të hyjë në një projekt politik që është fatal për vendin siç është Asociacioni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit