Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar draft-statutin e publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.
Molliqaj ka thënë se ky draft është i frikshëm dhe e gjymton funksionimin e shtetit.
“Asnje asociacion nuk është i mirë, por ky që u publikua sot ështe katastrofë.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
E lexova Draftin e Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani. Nga shumë burime po del që ky është drafti që iu është prezantuar palëve.
Është i frikshëm. E gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë. Asnje asociacion nuk është i mirë, por ky që u publikua sot ështe katastrofë.