Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka kritikuar ashpër fjalimin e Vjosa Osmanit në tubimin e LDK-së. Ai përmes një video prezantoi sipas tij kontradiktat e Osmanit, duke thënë se Kosovës nuk i duhet ky lloj i përfaqësimit në Kuvend. Ai ftoi qytetarët që ta votojnë PSD-në.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani e ka refuzuar rikthimin në LDK në të kaluarën. Tash po kthehet. Pse? Sepse përmes LDK-së po merr atë që nuk arriti ta fitoj me Kurtin: kandidimin për presidente.
Një gjë të tillë mund ta bëj dikush veç nëse s’ka as parime e as ide politike. Prandaj, është jetike që Kuvendi të ketë opozitë përnjëmend që s’lufton veç për pozita për vete.
Voto PSD!






