18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Molliqaj: Me Kurtin, Kosova ka izolim ose autonomi

- Advertisement -

Rrugët që ka zgjedhur kryeministri, Albin Kurti, në dialog gjatë mandatit të tij, e kanë sjellë Kosovën në dy opsione; izolim i vendit – që vije nga mos themelimi i Asociacionit – apo autonomia – që pason nga themelimi i Asociacionit.

Kështu ka pohuar në “FIVE” të Dukagjinit i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke thënë se opsioni i tretë është shqyrtimi i idesë së kamotshme të ripërcaktimit të kufijve.

“Kosova shkon në izolim, Kosova shkon në autonomi ose Kosova duhet me u përpjek për ripërcaktim të kufijve, e ne jemi për të tretën. S’ka rrugë të katërt në Kosovë, a po dëshirojmë izolim apo autonomi apo po dëshirojmë me u angazhu për ripërcaktimin e kufijve…

Gjithë patëm thanë që këtu kemi më mbërri (në izolim ose autonomi). Në vitin 2021 në mars, kur kemi thënë që ky program apo platformë e dialog çon në autonomi. E pata marrë me trenin dhe hekurudhën, nëse niset për Pejë nuk mbërrin në Ferizaj, Kurti është nis për autonomi… dhe ja ku jemi te autonomia. Tash a po dëshirojmë autonomi, izolim apo dëshirojmë me punu për ripërcaktim”, ka thënë Molliqaj.

Pra, Molliqaj, më tej rithekson se me Kurtin, Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç, autonomisë dhe izolimit.

“Për mua dështimi kryesor është, Kosova ia shkon në izolim me Kurtin, ja në autonomi. Kurti nuk i jep zgjidhje tjetër Kosovës. Me Kurtin kryeministër ka izolim ose autonomi. Këto janë dy opsionet që  ka, s’ka rrugë tjetër me Kurtin kryeministër”, ka shtuar Molliqaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit