Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se edhe pas publikimit të përgjimeve të Mimoza Kusarit-Lila, duke thënë se kjo e fundit është duke u mbrojtur nga e ter qeveria.
Molliqaj tutje ka thënë se Kusari-Lila ka rol të madh në Kuvend, dhe për këtë nuk po shkarkohet edhe pas skandalit të përgjimeve.
“A e dini pse? Sepse në këtë koordinim me Srpskan janë të përfshirë krejt, prej të parit deri te i fundit.” – ka shkruar Molliqaj.
Postimi i plotë:
Mimoza dhe Xeni
Ju kujtohet Shkelzen Gashi. E pati dhënë një deklaratë shumë problematike për UÇK-në. Pas reagimeve të shumta, Kurti nuk priti as 1 javë dhe e shkarkoi. Ndonse ato deklarata nuk kishin ndonjë ndikim direkt në qeverisje, sepse ky vec këshilltar ishte.
Këqyreni tash Mimozen! Krejt qeveria po e mbron. Ndonse ajo ka rol të madh në Kuvend, nuk po shkarkohet edhe pas skandalit të përgjimeve.
A e dini pse? Sepse në këtë koordinim me Srpskan janë të përfshirë krejt, prej të parit deri te i fundit.